Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë dhe identitetin e një personi i cili është duke u kërkuar nga Gjykata Themelore nё Pejë.
Përmes një njoftimi për media policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e personit me emrin Besnik Dautaj i lindur me 16.06.1988 në Shtupel-Klinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi dyshohet për veprat penale “Mashtrim” dhe “ Vjedhje”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë” thuhet në njoftimin e policisë.