Kronikë e zezë

507 shoferë u gjobitën të enjten për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar

Policia e Kosovës
Foto: KOHA
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së enjtes janë gjobitur 507 shoferë për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Gjithashtu, autoritetet policore kanë filluar fushatë për sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, pas shtimit të aksidenteve rrugore. Kjo po bëhet përmes mesazheve telefonike.