Stacioni policor në Ferizaj ka arrestuar dy persona të kërkuar në Ferizaj në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Prizrenit, me dënim burgimi me nga 7 muaj.
Një nga ta është një 27-vjeçar dhe tjetri 33-vjeç.
Që të dy ishin të kërkuar për të njëjtën vepër penale, në bashkëkryerje ’’Lëndim i lehtë trupor” .
“Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit”, njoftoi PK-ja.