Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Kosova i dyshuari për vrasje në Bosnje

Policia e Kosoves - SHPK
 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë.

Sipas njoftimit nga ajo, personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës.