Një burrë me probleme psikike në Gjakovë ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij, njofton Policia e Kosovës.
Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor.
“Me rekomandim të mjekut, i dyshuari është hospitalizuar në repartin psikiatrik. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.