Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në rrugën “Bahri Kuçi” në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë.
Në videon e siguruar nga KOHA shihen disa të rinj teksa e sulmojnë një tjetër, e njëri prej tyre e gjuan edhe me gur. Më pas i riu që ishte në ikje, gjen një dërrasë të gjatë dhe nis sulmin. Në video shihet se e ndjek për disa qindra metra për ta zënë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarja ka ndodhur afër shkollës teknike “Shtjefën Gjeçovi”.
KOHA ka provuar të marrë një përgjigje për këtë nga Policia, por nuk ia ka dalë.