Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy qytetarë të Prishtinës, pasi tentuan të kalonin kufirin me lëndë narkotike.
Departamenti i policisë së Shtetit ‘Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. R., 24 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim” thuhet në njoftimin e Policisë.