Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.
Vetëm gjatë të dielës, Policia ka shqiptuar 387 gjoba për qytetarët të cilët nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste.