Një i mitur i cili ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në fshatin Pozharan të Vitisë, të premten.
E dyshuara, e cila po drejtonte veturën, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka shkaktuar aksidentin.
I mituri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara po trajtohen në Gjilan.
“E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka shkaktuar aksident duke e goditur viktimën mashkull kosovar (i mitur) i cili ishte duke drejtuar biçikletën. Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktima, e dyshuara dhe pasagjerja në veturën e saj. Të njëjtit janë trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan, ku më pas pasagjerja është liruar, e dyshuara ka vazhduar tretman në QE-Gjilan, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njoftoi PK-ja.