Kronikë

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se ngacmoi një femër në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.06.2021, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”,

I pandehuri A.B., nga data 04 janar në vazhdimësi deri me datë 15 maj 2021, në Suharekë, vë personin tjetër nën vëzhgim – respektivisht të dëmtuarën, me qëllim të ngacmimit, frikësimit, ashtu që në të njëjtin objekt banesor ku e dëmtuara dhe i pandehuri A.B., janë fqinjë, në atë mënyrë që i pandehuri vazhdimisht e vëzhgon të dëmtuarën si dhe e keqpërdor numrin e telefonit të saj, me ç’rast tek e dëmtuara shkakton shqetësim, frikë dhe pasiguri.

Me rastin e caktimin të paraburgimit gjyqtari i procedurës ka marrë parasysh faktin që i pandehuri të dëmtuarën e ka ngacmuar edhe më herët të cilin ngacmim e dëmtuara e ka lajmëruar në polici, duke e mbajtur të dëmtuarën nën vëzhgim tek e cila ka shkaktuar shqetësim në vazhdimësi, andaj si pasojë e këtyre veprime antiligjore, rrezikshmërinë dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, kjo sjellje e të pandehurit dhe sjelljet në vazhdimësi të ngjashme të tij si dhe i njëjti është recidivist fakt ky që tregon se është i padisiplinuar dhe i pa përmirësueshëm e arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri, mund të përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë apo të kryej ndonjë vepër tjetër penale të natyrës edhe më të rëndë.

Nga të lartë cekurat, gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe për sigurimin e pranisë së të pandehurit para institucioneve të drejtësisë.