Në Gjermani ka filluar të premten seanca gjyqësore ndaj kosovarit 49-vjeçar që akuzohet se e vrau kunatën 33-vjeçare dhe e plagosi rëndë vëllanë, raporton “}estfalen-blatt”.
Kosovari akuzohet për vrasje dhe tentim vrasje. Në rast se shpallet fajtor ai do të dënohet me burgim të përjetshëm.
Gjatë seancës të premten kanë dëshmuar dy djemtë e të akuzuarit. Djemtë, njëri i moshës 14 vjeç e tjetri 18 vjeç, kanë treguar për tmerrin e përjetuar në mbrëmjen e 12 dhjetorit të vitit të kaluar në Gohfeld.
14-vjeçari njohu pistoletën me të cilën bababi i tij dyshohet se kreu krimin. Ai po ashtu e konfirmoi se babai i tij e kishte në pronësi këtë armë për katër vjet. Ai e mbante të fshehur në veturë, “për ta mbrojtur familjen”.
Sipas tij, babai e kishte blerë armën në Kosovë. “Ai më tregoi edhe karikatorin dhe plumbat”, ka treguar 14-vjeçari.
-
Vritet nga kunati i saj një kosovare 33-vjeçare në Gjermani
-
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për kosovarin që vrau bashkëshorten dhe kunatën në Zvicër
-
Në nëntor mbahet seanca gjyqësore në Zvicër ndaj kosovarit që vrau bashkëshorten dhe kunatën
-
Plagosi një polic, 16-vjeçari me origjinë nga Kosova kërkohet në Gjermani
-
Dorëzohet në polici edhe motra e Besar Nimanit