Një kosovare 33-vjeçare në Gjermani është qëlluar për vdekje me armë të shtunën mbrëma pas një zënke familjare në Lohne në afërsi të Bielefeldit.
48-vjeçari kishte shkuar të vizitonte apartamentin ku kishte jetuar së bashku me familjen më herët. Ai kishte tentuar të hynte me dhunë në apartamentin ku jetonte ish-gruaje e tij, e ku në vizitë kishin shkuar vëllai dhe kunata e tij. Ai arriti të futej më pas dhunshëm në apartament, ndërsa ishte armatosur.
Pas kësaj ai shkoi në dhomën e fjetjes dhe qëlloi kunatën si dhe vëllain e vet, raporton “Nonstopnews.de”. Në mediumet gjermane është raportuar se bëhet fjalë për familje me prejardhje nga Kosova.
Bashkëshortja e atentatorit dhe gjashtë fëmijët e dy çifteve është dashur të marrin ndihmën psikologjike, pasi kanë parë rastin.
“Unë kam dëgjuar dy të shtëna dhe gati sa jam rrëzuar nga kolltuku. Fëmijët kanë bërtitur me të madhe. Në atë moment kam treguar dhe kam telefonuar policinë. Personi me rrënjë shqiptare u çmend tërësisht. Fëmijët ia kanë marrë armën dhe e kanë hedhur nga shtëpia”, ka thënë fqinji Michael Kalander, që strehoi fëmijët që ishin dëshmitarë të rastit.
-
Ka nisur gjykimi ndaj kosovarit në Gjermani që akuzohet se e vrau kunatën dhe e plagosi vëllanë
-
Gruaja në Klinë raporton se u rrah nga burri dhe kunati në Gjermani, të dyshuarit lirohen
-
52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani
-
Kosovari vret bashkëshorten në parking të një shitoreje në Gjermani
-
Një shqiptar në Gjermani vret ish-gruan e tij