Kronikë

Shqiptohen 827 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Descriptive Text

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 827 tiketa për mosrespektim të masave antiCOVID.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 984 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar 37 aksidente trafiku me dëme materiale e 21 me të lënduar. Janë arrestuar 12 persona.