Kronikë

21-vjeçarja në Ferizaj gjen një portofol me mbi 180 euro, lajmëron Policinë

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes të së premtes, një punëtore 21-vjeçare e një restoranti në Ferizaj, ka njoftuar se ka gjetur në vendin e punës një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Sipas njoftimit, portofoli i cili i përkiste një shtetasi të Kosovës, 23-vjeçar, përmbante 179 euro, 50 denar të Maqedonisë, 5 lira turke dhe dokumente personale të rëndësishme.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe dokumentet, (179.53 euro, 50 denar MKD, 5 lira TR, , letërnjoftimi i RKS-së , patentë shoferi, indexi universitar dhe kartela e bankës)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren A.K, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.