Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për gjakovarin që dyshohet se e sulmoi gruan e tij

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar që A.K. t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muajsh pasi dyshohet se ka kryer veprën vrasje në tentativë.

Në fshatin Rogovë të Gjakovës, i dyshuari më 12 maj të këtij viti kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten, duke e goditur me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit, ku i ka shkaktuar lëndime të rënda.