Një person në Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është vjedhur vetura me targa të huaja. Rasti ka ndodhur të enjten në orën 14:50 ndërsa janë duke vazhduar hetimet nga njësitet policore.
Një vjedhje ka ndodhur edhe në qytetin e Gjakovës ku persona të dyshuar janë futur me forcë në një shtëpi, me ç’rast kanë vjedhur një armë zjarri të tipit Bereta me disa fishek. Arma ishte me leje. Ndërkohë, në Vushtrri disa persona janë futur në një shtëpi dhe kanë vjedhur 300 euro
“Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin policor.