Kronikë

Një kosovar në Zvicër akuzohet se i kishte vënë zjarrin një kompleksi banesor në vitin 2019

Prokurori publik ka ngre padi ndaj një kosovari 46-vjeçar në lidhje me një zjarr në një kompleks banesor në Balsthal në korrik të vitit 2019, raporton “soaktuell.ch”.

Kosovari akuzohet për zjarrvënie dhe tentim vrasje ndaj disa personave.

Më 21 korrik të vitit 2019, një kompleks banesor në Balsthal u përfshi nga zjarri. Banorët u desh të evakuoheshin pjesërisht dhe të dërgoheshin disa prej tyre edhe në Spital me dyshime për helmim nga tymi. Atëbotë hetimet e para të specialistëve të Policisë së Kantonit Solothurn, treguan se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Prokuroria të mërkurën ka ngre akuza ndaj një kosovari 46-vjeçar. Ai akuzohet për tentim vrasje dhe zjarrvënie të qëllimshme.

Konkretisht Prokuroria e akuzon atë për zjarr të qëllimshëm në pronën në Balsthal më 21 korrik të vitit 2019 dhe duke llogaritur në këtë akt edhe për vdekjen eventuale të banorëve.

I akuzuari aktualisht gjendet në paraburgim. Ende nuk është caktuar një datë konkrete nga Gjykata e Thal-Gaut për seancën në këtë rast.