Kronikë

Për 24 orë në Kosovë zhduken dy të mitura dhe një grua

Tri raste të zhdukjes së personave janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Podujevë e Ferizaj janë raportuar të zhdukura dy të mitura. Siç është njoftuar në Polici nga prindërit e tyre, të njëjtat kanë dalë nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më.

Ndërkaq në Istog një burrë ka raportuar se nëna e tij nga data 9 maj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ai ka shtuar se nuk ka njohur se ku ndodhet.

Të tria rastet janë duke u hetuar.