Një person i moshës 66-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Kçiq.
Siç ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura.
“Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orën 13:20, të datës 9 maj 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, ku të përfshira ishin dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar. Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal. Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion”, ka thënë ai.