I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit H.J. për shkak të dyshimit për veprën “lëndim i rëndë trupor”.
I pandehuri dyshohet se më 7 maj në një fshat në Ferizaj ka rrahur bashkë me të birin e tij të dëmtuarin D.M., i cili ka pësuar lëndime në fytyrë e pjesë të tjera të trupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj, rasti kishte ndodhur pasi gjatë rrugës drejt xhamisë për të marrë hoxhën, i pandehuri ia kishte kërkuar një biçikletë të dëmtuarit, por pasi ajo s’i ishte dhenë e kishte sulmuar fizikisht.
Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktim të paraburgimit duke e vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer ajo. Sipas saj, ekziston rreziku që i njëjti, po që se gjendet në liri, mund të përsërisë vepra të tilla.