Dy shqiptarë në Londër dyshohet se janë përfshirë në krim të organizuar, me ç’rast janë arrestuar, duke iu gjetur 80 kilogramë kokainë.
Sipas topchannel, të arrestuarit janë Arjel Selfo, 41 vjeçar dhe Ardi Saraseli, 29, banues në Artic House në kryeqytetin anglez. Ata dyshohen për trafikim të lëndës narkotike dhe pastrim parash.
Pos kokainës, dy shqiptarëve u janë gjetur edhe 400 mijë paund. Kjo po cilësohet si sasia më e madhe e kokainës e kapur nga policia angleze gjatë këtij viti. Selfo dhe Saraseli dolën para gjykatës këtë të shtunë në Willesden Magistrates.