Një këmbësor ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi është goditur nga një veturë në fshatin Balinc të Malishevës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kijevë për tretman mjekësor dhe aty është konstatuar se është pa shenja jete.
Po ashtu edhe i dyshuari drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore dhe është në kurim në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë dhe është në Spitalin Rajonal në Gjakovë nën mbikëqyrjen e organeve policore.
Trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.