Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarr në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, nuk ka të lënduar

Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë "Sheikh Zayed", ka njoftuar se sot në ora 15.30, ka shpërthyer zjarri te mbeturinat mjekësore, afër impiantit, në hapësirën prapa Spitalit dhe se i njëjti është lokalizuar.

Sipas komunikatës së lëshuar nga SHSKUK-ja, impianti aktualisht është në servisim dhe mbetjet kanë qenë të grumbulluara afër tij deri në servisim të pajisjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas intervenimit nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua, pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale.