Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë "Sheikh Zayed", ka njoftuar se sot në ora 15.30, ka shpërthyer zjarri te mbeturinat mjekësore, afër impiantit, në hapësirën prapa Spitalit dhe se i njëjti është lokalizuar.
Sipas komunikatës së lëshuar nga SHSKUK-ja, impianti aktualisht është në servisim dhe mbetjet kanë qenë të grumbulluara afër tij deri në servisim të pajisjes.
Pas intervenimit nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua, pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion
-
Dëme të konsiderueshme nga zjarri në një objekt afarist te zona industriale
-
Dy të lënduar nga zjarri që përfshiu një pikë shitjeje të fishekzjarreve në Prizren
-
Nëntë pacientë të vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një spital në Iran
-
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të teknologjisë informative