Kronikë

​Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prishtinë

Hetuesit policor të stacionit me rroba civile, janë të përfshirë në planin operativ për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve në Prishtinë, ku kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë sot në rrugën "Agim Ramadani", në Prishtinë,

Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Ndaj personit të dyshuar: A.H . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku A.H. dyshohet të jetë i përfshirë.