Kronikë

Shqiptohen 961 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar 961 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID.

Sipas njoftimit të Policisë në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1165 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar 48 aksidente trafiku me dëme materiale e 20 me të lënduar. Janë arrestuar 25 persona e 13 janë dërguar në mbajtje.