Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë dashur t’ia rrëmbejnë djalin e tij 11-vjeçar.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri të dielën.
Sipas njoftimit të Policisë, personat nuk kanë arritur ta rrëmbejnë të miturin dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas ankuesit, djali nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.