Kronikë

Lëndohen pesë persona në një aksident rrugor në Podujevë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Llugë të Podujevës. Rasti ka ndodhur në orën 18:30, ku pesë vetura janë përfshirë në aksident.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se të lënduarit kanë pranuar trajtimin mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin policor.