Kronikë

Një person vritet në Pejë, dyshohet për mosmarrëveshje mes të afërmve për prona

Një person i vrarë është gjetur pasditen e së shtunës në fshatin Novosellë të Pejës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Siç ka mësuar KOHA, i dyshuari për vrasjen dhe viktima janë të afërm, ndërsa rasti dyshohet se ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve për prona.

Policia i ka thënë KOHËS se i dyshuari ndodhet në arrati.

Policia dhe njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se në periudhën janar-mars të këtij viti kanë ndodhur 6 vrasje.