Kronikë

Gjuajnë me armë drejt personit i cili ishte në veturë, arrestohen tre persona në Pejë

Tre persona janë arrestuar të enjten në Pejë pasi nga vetura kanë shtënë me armë zjarri drejt një personi i cili po ashtu ishte në një veturë.

Ndërsa, viktima ka dalë nga vetura për të shpëtuar, ata kanë qëlluar sërish mbi të.

Personi nuk ka pësuar lëndime.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit deri sa ishin me veturën e tyre kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Viktima ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë por të dyshuarit prapë kanë shtënë me armë në drejtim të tij por nuk e kanë qëlluar. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja 7.62mm si dhe në veturë vërehet një vrimë në gomë, dyshohet nga arma. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.