Kronikë

Kapet një kilogramë marijuanë në pikën kufitare Qafë-Morinë

Descriptive Text

Policia e Kosovës pasditen e sotme ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë A.I., viti i lindjes 2000, të cilit iu gjetën një kilogramë marijuanë në veturë. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Qafë-Morinë

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

“I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.