Kronikë e zezë

Prokuroria: Për gjashtë muaj polici në Gjilan ngacmoi seksualisht të miturën

 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2020 deri më 20 prill 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeç.