Kronikë

Arrestohen 3 të dyshuar në Prizren, u sekuestrohen substanca narkotike dhe armë

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë e Policisë së Kosovës në Prizren, të martën në ora 18:10, ka ndaluar automjeti ËV Golf 4 me targat e njohura për policinë, në të cilin ndodheshin tre persona të dyshuar meshkuj kosovar.

Gjatë realizimit të kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 7.19 gram, një thikë, një pako me rizlla dhe tre telefona celular.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet policore për procedura të mëtejme ligjore.

“Në vazhdën e veprimeve të mëtejme policore, me urdhër verbal të Prokurorit kompetent dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, njësitë e antidrogës në Prizren, me asistim edhe të njësiteve tjera rajonale kanë zhvilluar kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit (F.A.) dhe gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: substancë e dyshuar për narkotike e llojit Marihuane me peshe 8.49 gram, një pistoletë e tipit M 57 7.6 mm, me një karikator dhe tre fishek, një pistoletë me gaz me mbishkrimin ”Class Magnum“, tre fishek, municion kalibër i panjohur, një thikë me hapje, një shufër gome, një qese najloni me qese të vogla të zbrazëta, një pako me rizlla dhe një boks metali ngjyrë e zezë”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar janë intervistuar në lidhje me rastin në prezencë të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, njëri nga të dyshuarit është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente e antidrogës në rajon.