Kronikë

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë dhe grabitje të armatosur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot në “Breg të Diellit” në Prishtinë, 19-vjeçarin A.K., që dyshohet për veprat penale vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur.

A.K. dyshohet se i ka kryer këto vepra më 28 mars të këtij viti në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh. 19-vjeçari është dërguar në mbajtje.

“Pas marrjes së autorizimeve nga ana e prokurorisë dhe gjykatës përkatëse, hetuesit rajonal kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin personit të dyshuar: A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat në fjalë. Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës.