Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik ka shpall aktgjykim dënues ndaj katër personave, që akuzohen për vjedhje të rëndë.
J.B. është shpall fajtor dhe është dënuar me pesë vjet burgim dhe gjobë 1.200 euro, A.H. me një vit burgim e një muaj burgim dhe gjobë 400 euro, Ç.L me një vit e një muaj burgim dhe gjobë 400 euro dhe A.L. me një vit burgim dhe gjobë 200 euro.
Ata akuzohen për së paku 12 vjedhje të rënda gjatë periudhës 2020-2021.
“Të pandehurit akuzohen se gjatë viteve 2020 – 2021, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer dymbëdhjetë (12) vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca, pas marrëveshjeve paraprake në mes tyre, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme që vetës t’i sjellin dobi pasurore, me përdorimin e forcës dhe duke eliminuar pengesat, kanë arritur të vjedhin një televizor “Samsung”, cigare në vlerë prej treqind (300) euro dhe gjashtëdhjetë (60) euro para të metalta; tridhjetë (30) telefona të markave të ndryshme në vlerë prej dymijë (2.000) euro; një çantë ngjyre e zezë me vlerë të pa përcaktuar nga i dëmtuari, një palë rroba (trenerka) dhe stoli ari në vlerë prej njëqind (100)euro; një shumë të hollave të metalta prej 40-50 euro; një shumë të hollave të metalta prej 10-15 euro; një (1) sef të metaltë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, një gotë në të cilën kanë qenë të vendosura dyqindegjatëdhjetepesë (265) euro; sasi të llojeve të ndryshme re cigareve dhe një sef të metaltë ku brenda kane qenë të vendosura shuma prej peqind (500) euro; tetëdhjetë litra vaj ushqimor me vlerë prej njëqind (100) euro, dymbëdhjetë (12) pako çaj nga një kg në vlerë prej shtatëdhjetepesë (75) euro, detergjent për rroba ku nuk është përcaktuar sasia dhe vlera; një sopatë dhe një toster vlera e pa-përcaktuar; një komplet thika dhe një palë këpucë; një lap-top me vlerë prej dyqind (200) euro”, thuhet nga Gjykata.