Kronikë

Shtatë raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës brenda familjes nëpër komuna të ndryshme.

Në Prishtinë, viktima femër kishte njoftuar Policinë se ishte kanosur nga ish i fejuari. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Po ashtu në kryeqytet, një grua raportoi se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Viktima me dy fëmijët e saj ishte larguar nga banesa e tyre dhe kishte shkuar tek familja e saj pasi që ndihet e sigurt. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore por e njëjta nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari nuk është arrestuar.

Ndërkohë, në Fushë Kosovë, një grua ka njoftuar se në vazhdimësi është duke u kanosur dhe fyer nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse një grua në Prizren u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj, meqë raste kishte marrë edhe tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkoi në procedurë të rregullt.

Edhe në Suharekë, burri ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së vet, meqë rast kjo e fundit nuk pranoi të merrte tretman mjekësore dhe pas intervistimit të të dyshuarit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Pas një mosmarrëveshje në familje, gruaja u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj në Klinë. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta me kërkesën e saj është dërguar në familjen e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në Gjakovë, burri ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, ku kësaj të fundit iu ofrua ndihma mjekësore dhe strehimi, mirëpo e njëjta ka refuzuar strehimin dhe me dëshirën e saj është kthyer te shtëpia e bashkëshortit. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.