Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj personit që bleu cigare e “red bulla” me 500 euro false

 

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të miturit B.L., shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikim i parasë.

"Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur – Ilir Bytyqi, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar faktin se i mituri, tani madhor, më 15 shkurt të vitit 2021, në Han të Elezit në një Qendër Tregtare, duke e ditur se paraja është e falsifikuar, ka blerë me bankënotën prej pesëqind 500 euro, cigare dhe "red bulla", në vlerë prej 28 euro dhe pasi ka pranuar kusurin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më 16 prill 2021 në vendkalimin kufitar në Han të Elezit është ndaluar nga ana e policisë", thuhet në njoftim.