Kronikë e zezë

Arrestohet i kërkuari për përfshirje në disa raste për “vrasje të rëndë në tentativë”

Arrestohet i kërkuari për përfshirje në disa raste për “vrasje të rëndë në tentativë”
Foto: Ilustrim
 

Është arrestuar i dyshuari me inicialet B.H., i cili nga e kaluara e tij kriminale ka qenë recidivist dhe i kërkuar për organet e drejtësisë, i përfshirë në disa raste për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Kanosja”.

“I dyshuari i lartcekur, më 16.04.2021, është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, njoftoi Prokuroria Themelore e Prishtinës.