U arrestua një i mitur në Gjilan pasi duke kërcënuar me armë zjarri, u fut dhunë në makinën e një burri.
Policia në pas konfiskoi një pistoletë me pesë fishekë, dy thika dhe një maskë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar–i mitur, pasi që i njëjti duke e kanosur me armë zjarri i është futur me dhunë në veturën e viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit nga i njëjti si provë materiale janë konfiskuar: një pistoletë me pesë copë fishekë, dy thika dhe një maskë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.