Kronikë

Arrestohen dy gra në Drenas për dhunë në familje

Descriptive Text

Dy gra janë arrestuar në Drenas pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë brenda familjes.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona.

Sipas njoftimit nga Policia, të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pastaj janë liruar.

Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.