Kronikë e zezë

Mbi 800 gjoba u shqiptuan gjatë të dielës për shkelje të masave anti-COVID

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 835 persona për shkelje të masave anti-COVID.

Në njoftimin e Policisë thuhet po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë shqiptuar 1.009 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.