Kronikë e zezë

Dy të lënduar në një aksident në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

 

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së enjtes në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në kryeqytet.