Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vërmicë për dhënie ryshfeti

Arrestohet një person në Vërmicë për dhënie ryshfeti
 

Një person është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë për dhënie ryshfeti.

I njëjti në dokumentet të cilat ia ka prezantuar policëve në kufi, ka futur para në mënyrë që ta lënë të kalojë. Kjo pasi, ai kishte ndalesë për të hyrë në Kosovë për pesë vjet.