Kronikë

Vetëvritet një burrë në Kaçanik

Një person ka bërë vetëvrasje në fshatin Doganaj në Kaçanik.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, ndërkaq vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore. Policia nuk e ka bërë të ditur moshën e viktimës.