Me tri vjet dhe katër muaj burgim është dënuar K.P nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale vjedhje grabitqare.
Gjykata njofton se i dyshuari më 4 dhjetor të 2020-s ishte futur në një ndërtesë kolektive në Ferizaj, ku në vendbanimin e I.L kishte vjedhur 1.000 euro të gatshme, një tablet Samsung dhe një pllakë të metaltë, në vlerë prëj 4 euro. I njëjti kishte tentuar të futej edhe herën e dytë në po këtë vendbanim, por ishte hasur nga I.L, ndaj të cilit kishte ushtruar dhunë.
I dyshuari kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes por i lënduari e kishte ndjekur dhe e kishte kapur, ndërsa më pas ia kishte dorëzuar Policisë së Kosovës.