1 perditesime
Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin “Karaçeva”

Një muaj paraburgim tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin “Karaçeva”
Foto: Ilustrim
16:07

Një muaj paraburgim tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin “Karaçeva”

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh tre personave, të cilët janë zyrtarë policorë të njohur në rastin “Karaçeva”.

Sipas njoftimit, të pandehurit N. S., N. K. dhe F. K., u kanë mundësuar personave të tjerë kontrabandimin e mallrave duke shmangur kontrollin doganor.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit Dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm iu kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “kontrabandimi me mallra”.

09:49

Kërkohet paraburgim për tre zyrtarë policorë lidhur me rastin “Karaçeva”

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve ndaj tre zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje, në lidhje me rastin “Karaçeva”.

N.S., N.K. dhe F.K. janë ndaluar gjatë ditës së djeshme.

Kërkohet paraburgim ndaj tre zyrtarëve policorë lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’

“Sipas kërkesës, dyshohet se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit Dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ndihmuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprave penale, ashtu që personave të ndryshëm iu kanë mundësuar kontrabandimin e mallrave, të cilët kanë kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor. Të njëjtit dyshohet se kanë udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohë të kalojnë, ku me veprimet apo mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë të papërcaktuar. Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.