Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksidentohen dy vetura në Lluzan të Podujevës, një person mbetet i lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetaj ka bërë të ditur për KOHËN se aksident ka ndodhur mes dy automjeteve dhe si pasojë e tij një person ka pësuar lëndime trupore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur Ahmetaj.