Kronikë

Kërstiq dhe Shabani dënohen me mbi 21 vjet burgim për krime lufte

Descriptive Text

Me 14 vjet e 6 muaj është dënuar Zllatan Kërstiq nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës ndërsa Destan Shabani është dënuar me 7 vjet për krime lufte kundër popullatës civile.

Zllatan Kërstiq akuzohet se me 26 mars 1999, në fshatin Nerodime e Epërme, të Ferizajt, ka marrë pjesë direkt në sulmin e popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, konkretisht në dëbimin e 15 anëtarëve të një familje dhe marrjen peng të 4 personave që nuk kanë marrë pjesë aktive në konflikt të armatosur. Sipas prokurorisë Kërstiq ka marrë pjesë nё maltretime, torturime, gjymtime dhe nё vrasjen me armё zjarri tё viktimave, madje duke i hedhur skaj rrugёs kufomat e viktimave me qëllim tё fshehjes sё krimit.

Ndërsa i akuzuari Destan Shabani akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore serbe, se me 1 prill 1999, në cilësinë e inspektorit policor, i armatosur me armë automatike, me qëllim të përdhosjes, poshtërimit dhe trajtimit nënçmues të trupave të pajetë të O.N., B.N., A.N., B.N. dhe I.R., të vrarë nga forcat policore dhe paramilitare serbe, ka urdhëruar që trupat e tyre të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.

Ditën kritike sipas aktakuzës me urdhër të Shabanajt dhe të pjesëtarëve të tjerë ishin tërhequr me kamion viktimat nga morgu i prishtinës ende pa iu kryer autopsia, dhe ishin dërguar në afërsi të varrezave të qytetit të Ferizajt, ku ishte duke i pritur Shabanaj. Më tutje në aktakuzë thuhet se ai kishte urdhëruar një person me emrin Maksut që me eskavator të hapte një gropë me qëllim që në të hidheshin trupat. Ndryshe i akuzuari Destan Shaban në faljen përfundimtare të tij kishte kërkuar që ai të gjykohej në Hagë për veprat për të cilat ngarkohet.

Image