Është arrestuar një person në një lokal në Prishtinë. Ai kishte kanosur me fjalë një zyrtar policor.
Policia e Kosovës ka njoftuar në raport se derisa njësitet policore po shqiptonin tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID në një lokal ku kishte shumë njerëz brenda, një i dyshuar e ka kanosur me fjalë një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur në orët e vona të së premtes.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.