Kronikë e zezë

Prokuroria i reagon IKD-së për rastin e vrasjes së Sebahate Sopit

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka reaguar ndaj Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) lidhur me, siç thonë, pretendimet e ngritura se “Prokuroria Themelore në Prishtinë me mos veprim ia shkeli të drejtën në jetë Sebahate Sopin”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se gjatë ditës së djeshme, më 16.03.2021, në mënyrë të detajuar nëpërmjet komunikatës për media ka njoftuar opinionin për ndërmarrjen e të gjithave veprimeve të nevojshme procedurale lidhur me këtë rast.